Strategji për Sukses

Ndryshimi fillon nga brenda udhëheq jetën dhe biznesin me NLP

Vlerësuar 4.9/5 nga klientët

Ndryshime që Frymëzojnë

“Faleminderit nga zemra, Ram! Djali sa i madh që je ‘i madh’ është definimi i duhur për ty. Të uroj nga zemra të arrish majat e suksesit, sepse e meriton. Zoti të bekoftë.”
A.S
“Nga tre orë trajnime kaluam në gjashtë orë trajnime. Unë ndjehem plot energji dhe dua ta falënderoj fort Ram për përkushtimin me secilin prej nesh, një e nga një. Je i pakrahasueshëm.”
M.K
“Për mua, dita e parë ishte plot energji. Kisha pasur nevojë për këtë lloj energjie, sepse më kishte munguar prej kohësh. Faleminderit shumë për sqarimet dhe për hapësirën që na dhe për pyetjet tona.”
M.S

Çfarë Mund të Arrish me NLP?

NLP të mëson të kontrollosh gjendjet e tua të brendshme  që të mos dominohesh nga frika, ankthi apo pasiguritë.

  • Me teknikat e NLP-së thyen modelet e vjetra të mendimit që të kanë kufizuar për vite dhe ndërton besime të reja që të shtyjnë përpara.

  • Fiton qartësi në komunikim  me veten dhe me të tjerët  për të ndikuar me integritet, jo me forcë.

  • Mëson të krijosh gjendje fuqizuese menjëherë, pa pritur muaj ose vite.

👉 Me NLP nuk lexon thjesht teori: ti transformon përjetimin dhe mënyrën si jeton çdo ditë.

Ata që Provuan Fuqinë e NLP

image4

“Çdo ditë është një mundësi, mundësi për t’u zgjuar dhe për t’u rritur. Faleminderit për trajnimin e radhës ‘Guxo të njohësh veten’. Sonte ishte një fillim i mbarë. Çdo ditë me ju është një hap drejt vetvetes sime të vërtetë. Kemi ende rrugë për të bërë, por mezi pres ditët që vijnë.”

5/5
K.B
image3

“Të gjej veten time dhe ta dua pa kushte, duke çliruar potencialin tim që nuk ka dalë ende në sipërfaqe për shkak të frikës dhe dëmeve që traumat e fëmijërisë – të vetëdijshme ose jo  kanë lënë në nënvetëdijen time. Jam 100% e gatshme të marr pjesë në këtë seminar, me Zotin para.”

5/5
J.S
image6

“Faleminderit nga zemra për gjithçka, Ram  për punën e palodhshme, për kohën dhe për diturinë që ndave me ne. Je i madh, ta kam thënë që ditën e parë.
Faleminderit edhe grupit për energjinë e mirë që latë në zemrën time  jeni të mrekullueshëm.
Urime të gjithëve në fillimin e ri të vetvetes së re.”

4/5
B.S

SSB: Çelësi për Shitje me Integritet

Shumë njerëz mendojnë se shitja është imponim, por realiteti është krejt ndryshe.
Me strategjinë SSB dhe teknikat NLP, mëson si të shesësh pa presion, pa frikë dhe pa stres.

  • Do të mësosh të ndërtosh besim dhe lidhje të vërteta me njerëzit.

  • Do të kuptosh si ta strukturosh bisedën në mënyrë që klienti të ndiejë vetë nevojën për produktin ose shërbimin tënd.

  • Do të kesh mjetet për të mbyllur marrëveshje me integritet dhe siguri.

Ky është avantazhi i shitësve, sipërmarrësve dhe profesionistëve që duan të fitojnë pa u dukur si “shitës agresivë”.

Zëri i Klientëve

Ja si NLP dhe SSB kanë ndihmuar klientët tanë të arrijnë qëllimet e tyre personale dhe profesionale.

K.M

4.5/5
“Momentalisht po mendoj se si e kam filluar ditën të hënën dhe si jam tani. Gjendja ime emocionale ka ndryshuar shumë që nga dita e parë dhe vazhdon ende të ndryshojë, si në aspektin e emocioneve ashtu edhe të bindjeve të mia negative për veten.”
5/5
“Mirënjohje pa fund Ram për seminarin me kohë të pakufizuar dhe me vlerë të shtuar. Shumë kurioze për NLP, u regjistrova si ‘rastësi’ edhe pse e di që rastësia nuk ekziston. Ajo që mora në këto orë më bëri të ngjitem tre shkallë më lart në projektet e mia. Meditimi ishte i jashtëzakonshëm dhe, nga fillimi deri në fund, fokusi yt ishte të na ndihmoje ne dhe ia dole për mrekulli.”

J.F

F.M

4.5/5
“Përshëndetje Ram, dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për seancën fantastike që më dhurove. Faleminderit për kohën dhe bujarinë tënde je me të vërtetë një profesionist i vërtetë. U ndjeva mirë dhe e lehtësuar, me atë lehtësi që e ndjeva në trupin dhe në zemrën time.”

Kush Jam Unë Vërtet

Unë jam Ram Halilaj – NLP Coach, Hipnose Coach, Sales Trainer, Sipërmarrës dhe Networker.

Por para se të arrija deri këtu, jeta ime nuk ka qenë aspak e lehtë.

Erdha në Gjermani i ri, pa para, pa gjuhë, pa rrjet mbështetjeje. Punova në fabrika me orë të gjata, shpesh duke pyetur veten nëse kjo ishte e ardhmja që më priste përgjithmonë.

Brenda mbaja ëndrra të mëdha, por çdo ditë ndihesha i lodhur, i bllokuar dhe i kufizuar nga frika: frika e dështimit, frika e mospranimit, frika se ndoshta nuk isha mjaftueshëm i mirë.

Kam kaluar net pa gjumë duke pyetur: “A është kjo gjithçka që ka jeta për mua?”
Ndjeva boshllëk dhe pikërisht ajo ndjenjë më shtyu të kërkoj diçka më shumë, një rrugë transformimi.

Vendosa të investoj në veten time. Fillova me libra që më hapën mendjen, mora trajnime që më tronditën dhe më bënë të shoh se kufijtë ishin vetëm në mendjen time.
Që nga ai moment, çdo hap që hodha NLP, hipnoza, strategjitë e shitjes  nuk ishin thjesht teknika për t’u mësuar, por mënyra për të çliruar vetveten nga programet që më kishin mbajtur peng për vite.

Sot, jam këtu jo thjesht si trajner, por si dikush që e ka përjetuar në lëkurë atë që shumë njerëz ndiejnë: frikën, pasigurinë, dhimbjen e ngecjes. Dhe jam dëshmi se ndryshimi është i mundur.

👉 Misioni im është i thjeshtë: të të tregoj se gjithçka që kërkon ndodhet brenda teje dhe se ti ke fuqinë ta aktivizosh.

Sekretet që Zbulova përmes NLP

Sekreti 1

“Kuptova që frika nuk është fakt është vetëm një program i pavetëdijshëm.”

Sekreti 2

"Kuptova që suksesi nuk është rastësi është rezultat i gjendjes, strategjisë dhe komunikimit."

Sekreti 3

“Kuptova se çdo kufizim është një iluzion i krijuar nga mendja ime dhe se mund të ndryshohet.”

Sekreti 4

"Sot përdor NLP dhe hipnozë për të transformuar jo vetëm jetën time, por edhe jetën e atyre që vendosin të punojnë me mua."

Çfarë Thonë Klientët

Dëshmitë më të mira vijnë nga ata që kanë përjetuar ndryshimin. Ja disa histori suksesi nga klientët e mi.

B.S

“Ram, kjo natë ishte kulmi. Takova gjënë më të rëndësishme veten time të vogël. E gjeta aq të frikësuar, por atë ndjenjë frike e transformuam bashkë në forcë dhe dashuri. Faleminderit pa fund. Po ashtu arrita të çlirohem nga ndjesia e fajit dhe t’ua fal të dy prindërve të mi. Ndihem personi më me fat në botë dhe falënderuese Zotit për këtë eksperiencë. Faleminderit gjithsecilit për forcën dhe guximin që patët.”

N.S

“E vërtetë, sa mirë dhe lirshëm po ndihemi në këtë grup jemi bërë si një familje e vërtetë. Po guxojmë të njohim veten. Wow, Ram emër më të bukur këtij trajnimi nuk kishe mundur t’i gjeje. Ashtu po dalin nga ne ato pjesë që kishim humbur, ato plagë emocionale që s’e kisha menduar ndonjëherë se i kisha ndryshe, madje që ekzistonin tek unë. Jam e lumtur që çdo ditë po zbuloj petalet e jetës sime. Faleminderit!”

S.P

“Dua të falënderoj Ram Halilaj për këtë trajnim të mrekullueshëm, ku vetëm në 4 seanca pati një ndikim të jashtëzakonshëm i barabartë me një trajnim njëvjeçar që kam bërë diku tjetër. Trajnimi këtu, me ju, ishte një nisje për një fillim të ri. Faleminderit edhe grupit për energjinë dhe rezonancën. Mire u takofshim, dhe suksese!”

Për kë është ideale?

Sipërmarrësit

Që duan të rrisin biznesin e tyre, të lidhen më thellë me klientët dhe të mbyllin më shumë marrëveshje pa stres.

Të punësuarit

Që duan të dalin nga rutina, të fitojnë më shumë vetëbesim, të rrisin performancën e tyre dhe të hapin dyer të reja karriere.

Njerëzit ambiciozë

Që ndiejnë se kanë më shumë potencial brenda, por diçka i mban mbrapa. Nëse ndien se jeta jote ka një nivel tjetër dhe dëshiron të arrish atje ky është hapi yt.

👉 Nëse e lexove deri këtu, nuk është rastësi. Ky program është për ty. Tani është momenti yt.
Scroll to Top